Miliarderja 67-vjeçare, Truorg My Line u dënua me vdekje për një mashtrim prej 44 miliardë dollarësh. Procesi gjyqësor i zhvilluar në Vietnam për 67-vjeçaren, ishte gjyqi më i madh i mbajtur ndonjëherë në Vietnam, shkruajnë mediat e huaja.
Pjesë e këtij gjyqi ishin rreth 2700 njerëz, për të dëshmuar. Ky ishte një nga rastet më të mëdha të korrupsionit.
Sipas urdhrit të sotëm të gjykatës, Line i kërkohet të shlyejë 27 miliardë dollarë, një shumë që prokurorët theksojnë se mund të mos shlyhet kurrë.
/abcnews.al/