Vietnam, 59 të vdekur nga tajfuni Yagi

schedule15:32 - 9 Shtator, 2024

schedule 15:32 - 9 Shtator, 2024

Tajfuni Yagi ka vrarë 59 njerëz në Vietnam, ndërsa ka ‘shkatërruar’ shtëpi dhe godina të ndryshme në rajon. Përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike ishin ndër fatkeqësisë e shkaktuara nga tajfuni.

“Numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi ishte 59, nga të cilët 44 vdiqën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shpejta,” njoftoi uebfaqja e lajmeve VNExpress. Disa orë më parë, autoritetet kishin njoftuar se numri i të plagosurve ishte 247.

Yagi u konsiderua nga meteorologët si tajfuni më i fuqishëm që goditi veriun e Vietnamit në tridhjetë vitet e fundit.

Rritet rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut

Rreth 1.5 milionë njerëz janë ende pa energji elektrike. Në provincën Phu Tho, në verilindje të kryeqytetit Hanoi, një urë rrugore u shemb mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar përmbytjet e makinave.

Niveli i ujit arriti në një metër në disa pjesë të qytetit Yen Bai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!