Vieri: Shoh Ibrën dhe pendohem që u tërhoqa, në Itali fiksohemi me moshën

schedule23:35 - 24 Mars, 2021

schedule 23:35 - 24 Mars, 2021

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mahnitë, edhe pse në shtatorin e ardhshëm feston 40-vjetorin e lindjes. Bomberi suedez ia ka dalë të rikthejë Milanin konkurrues, teksa është rikthyer te kombëtarja suedeze pas plot 5 viteve.

Goli nuk është një problem për Ibrën, i cili numëron 17 gola dhe 2 asiste këtë sezon me skuadrën e Stefano Piolit. Christian Vieri, ish-sulmuesi i njohur italian, pranon për GDS se pendohet që u tërhoq herët nga futbolli kur sheh akoma Ibrën protagonist.

Shoh Ibrën duke luajtur dhe shënuar gola, dhe pendohem miliarda herë që u tërhoqa herët nga futbolli. Isha 36 vjeç kur vara këpucët në gozhdë, shumë shumë herët… Në Itali shohin vetëm moshën, që të gënjen gjithmonë.

Pse duhet të tërhiqet një futbollist në moshën 39-vjeçare nëse ndihet në formë të mirë? Po shtroj një tjetër pyetje: pse Mancini nuk duhet të thërrasë në kombëtare Zaniolon në moshën 19-vjeçare? Gjithçka varet nga dëshira që ke dhe nga dëmtimet që nuk ke“, thekson Vieri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!