Christian Vieri dhe Paolo Maldini kanë biseduar së bashku në “Instagram” dhe temat kanë qenë të shumta. Ish-sulmuesi, i cili e ka pasur shok skuadre legjendën e Milanit, e ka ngacmuar në lidhje me humbjen që i djeg më shumë.
Maldini është treguar i sinqertë, duke e konsideruar veten si humbësin më të madh në histori, edhe pse në karrierën e tij me Milanin ka fituar gjithçka. Gjithsesi ai ka pasur mundësi të fitojë shumë më shumë.
“Ndeshja që më lëndon më shumë? Aktualisht jam humbësi më i madh në histori. Kam fituar shumë, por kam humbur tre finale të Champions League, 1 finale të Superkupës së Europës, 3 finale kupash Ndërkontinentale, një finale në Kupën e Botës dhe një në Europian”, është shprehur Maldini. /abcnews.al