Mario Balotelli provoi të luante në Francë, aty ku rigjeti formën me fanellën e Nice. Ish-trajneri i tij, Patrick Vieira, është ndalur të flasë së fundmi për sulmuesin italian dhe ka treguar problemin më të madh që ai ka, sigurisht në këndvështrimin e tij.
“Kam qenë trajner i Balotellit dhe për mua ka qenë kënaqësi. Vura re vështirësinë e tij për të kuptuar se futbolli është një lojë ekipore. Ky është një koncept që Balo akoma nuk e ka asimiluar”, shprehet fillimisht Vieira.
Gjithsesi ai nuk hedh poshtë cilësitë e sulmuesit, madje ka keqardhje që nuk mori më të mirën prej tij kur ishte te Nice. “Nuk po flasim për talentin e tij, pasi Mario është me të vërtetë një lojtar special. Më vjen keq që nuk pata mundësinë të nxirrja më të mirën nga ai”. /abcnews.al