Një 27-vjeçar në Tiranë që grabiste qytetarët nën kërcënimin e thikës është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga “Shqiponjat”.
I riu nga Laçi me iniciale T. S., u arrestua në flagrancë në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një qytetareje.
Nga hetimet rezulton se 27-vjeçari dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve të tjera. I një rasti vjedhje nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të qytetares E. I si dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të M. H.
Materialet në ngarkim të T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. sb/abcnews.al/