Vidhnin sendet nga bagazhet e pasagjerëve, arrestohen 14 punonjës të aeroportit në Spanjë

schedule15:03 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:03 - 15 Dhjetor, 2023

14 punonjës të aeroportit të ishullit spanjoll të Tenerife janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë vjedhur sende nga bagazhet e pasagjerëve.

Policia sekuestroi mallra të vjedhura me vlerë gati dy milionë euro, përfshirë rreth 13,000 euro para cash, nga një grup punonjësish në aeroportin në ishullin më të madh Kanarie, sipas një deklarate të policisë.

20 punonjës të tjerë janë nën hetim, i cili filloi për shkak të rritjes së numrit të ankesave nga pasagjerët të cilët thanë u mungonin disa sende në bagazhet e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!