Vidhnin bagazhet, kapen dy punonjësit në Rinas

schedule09:11 - 20 Maj, 2019

schedule 09:11 - 20 Maj, 2019

Arrestohen dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se vidhnin sende nga bagazhet e udhëtarëve të linjave të ndryshme ajrore. Për të njëjtat dyshime procedohen në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë 27-vjeçarë, banues të Tiranë.

Të arrestuarve një 22-vjeçar banues në Tiranë e një 24-vjeçar banues në Ndroq.

Udhëtarë të ndryshëm kishin bërë kallëzime e ankesa në policinë kufitare të Rinasit për vjedhje të sendeve në bagazhet e tyre. Rasti i fundit, më 15 Maj, një qytetar që kishte denoncuar vjedhjen e shumës prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje që e kishte konstatuar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Policia e Rinasit arriti të zbardhte ngjarjen dhe gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, të cilën dy shtetasit e arrestuar dyshohet se e kishin marrë nga bagazhet.

Të arrestuarit, në bashkëpunim me punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar të disa rasteve të vjedhjeve të vlerave monetare, si dhe sendeve me vlerë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!