Gjatë mbrëmjes së djeshme është vjedhur transformatori ujësjellësit në fshatin Oshtimë. Burime për abcnews.la bëjnë me dije se pas vjedhjes së transformatorit ka ngelur pa ujë i gjithë fshati.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vina të natës ku persona të paidentifikuar janë futur në ujësjellësin e fshatit Oshtimë, në njësinë administrative Novoselë dhe kanë marrë transformatorin.
Ndër të tjera theksohet se ky është transformatori i tretë që vidhet brenda pak kohë./abcnews.al