Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vidhet piktura “Les Poissons” e Pierre-Auguste Renoir, mjeshtri i impresionizmit francez

schedule22:47 - 29 Mars, 2026

schedule 22:47 - 29 Mars, 2026

Një pikturë e çmuar e piktorit impresionist Pierre-Auguste Renoir, e titulluar “Les Poissons”, është vjedhur nga ambientet e “Fondacionit Magnani-Rocca”, në Mamiano di Traversetolo, në Parma, ditët e fundit.

Lajmi u raportua fillimisht nga “TgR Rai Emilia-Romagna” dhe u konfirmua nga agjencia ANSA.

Bëhet fjalë për një pikturë vaj në telajo, e realizuar rreth vitit 1917, me një vlerë që arrin disa milionë euro.



Vepra konsiderohet ndër të rrallat e Renoir që ruheshin në një koleksion të përhershëm në Itali.

Renoir lindi më 25 shkurt 1841 në Limoges, Francë dhe vdiq më 3 dhjetor 1919 në Cagnes-sur-Mer.

Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të Impresionizmit

Renoir njihet për përdorimin e ngjyrave të ngrohta dhe dritës natyrale

Ai pikturonte shpesh skena të jetës së përditshme, portrete dhe figura njerëzore

Veprat e tij kanë një ndjesi gëzimi, elegancë dhe harmoni

Sipas burimeve, hajdutët kanë hyrë disa ditë më parë në ambientet e Vilës Magnani – e njohur si “Villa dei Capolavori”, që strehon koleksionin e artit të Luigi Magnani – dhe kanë arritur të marrin pikturën pa u zbuluar menjëherë.

Hetimet për ngjarjen janë në zhvillim dhe po drejtohen nga karabinierët italianë, të cilët po punojnë për të identifikuar autorët dhe për të rikuperuar veprën e vjedhur.

“Fondacioni Magnani-Rocca” është një nga institucionet më të rëndësishme artistike në Itali, i cili ruan kryevepra nga autorë si Claude Monet, Paul Cézanne, Tiziano, Peter Paul Rubens dhe Francisco Goya, ndër të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!