Vidhet hiri i Gandhi në 150 vjetorin e lindjes

schedule23:14 - 3 Tetor, 2019

schedule 23:14 - 3 Tetor, 2019

Një grup hajdutësh vodhën hirin e mbetur të ish-liderit të Indisë, Mahatma Gandi, episod ky që përkoi me atë që do të ishte 150-vjetori i tij i lindjes.

Hiri u mor nga një memorial në një lokalitet në qendër të Indisë, ku mbahej që prej vitit 1948, që është dhe viti kur Gandi u vra nga një ekstremist hindu’.

Hajdutët shkruajtën gjithashtu fjalën “tradhtar” me spraj jeshil në fotografitë që portretizojnë liderin e pavarësisë.

Disa ekstremistë hindu’ e shohin Gandin si një tradhtar për mbrojtjen që u ka bërë hinduve myslimanë.

Policia në lokalitetin Reua konfirmoi se ka nisur hetimet mbi vjedhjen, që mund të ketë si synim prishjen e paqes në vend.

Policia u vu në lëvizje pasi lideri i Parlamentit lokal bëri një denoncim.

Mahatma Gandi udhëhoqi një rezistencë paqësore kundër kolonializmit britanik në Indi, duke frymëzuar njerëz në mbarë botën.

Edhe sot, shumë indianë e konsiderojnë atë si “babain e kombit”./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!