Vidhen produkte me vlerë 66 mijë dollarë te Louis Vuitton, publikohen pamjet e ikjes së hajdutëve

schedule21:11 - 18 Tetor, 2021

schedule 21:11 - 18 Tetor, 2021

Dyqani i Louis Vuitton në qendrën tregtare në Northbrook Court në Illinois ka rënë pre e një grabitje.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se 8 persona janë në kërkim pasi arritën të vidhnin produkte në vlerë 66 mijë dollarë.

Ndërkohë, policia arriti në qendrën tregtare rreth orës 18:45 por hajdutët nuk ishin më atje pasi kishin ikur.

Së fundmi, janë publikuar disa pamje që tregojnë ikjen e hajdutëve me duar të mbushura me produkte të markës së njohur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!