Një restorant francez raportoi se nga bodrumi i tij u vodhën 83 shishe verë me një vlerë totale prej 1.5 milionë euro.
Sipas raportimeve të mediave franceze, bëhet fjalë për Tour d’Argent, një nga restorantet më të vjetra dhe më të shtrenjta në Paris, i cili më 25 janar denoncoi vjedhjen në polici.
Gazeta Le Parisien raporton se në mesin e shisheve që u vodhën ishin disa Romanée Conti nga rajoni i Burgundisë, më e shtrenjta prej të cilave e vitit 1999, në faqet e internetit të specializuara, shitet me 31.200 euro për shishe./abcnews.al
View this post on Instagram