Vidhen 7 bonsai me vlerë të madhe monetare në Japoni

schedule13:43 - 14 Shkurt, 2019

schedule 13:43 - 14 Shkurt, 2019

Në një kopësht në Tokio janë vjedhur shtatë bimë bonsai, ndërsa vetëm nëj prej tyre arrin vlerën e 90 mijë dollarëve. Çifti bashkëshortëve të cilët merrren me mirëmbajtjen e tyre, u kanë bërë apel grabitësve që t’i kthejnë sa më shpejt.

Shtatë  bonsai me vlerë të jashtëzakonshme monetare janë vjedhur në një kopësht pranë Tokios në Japoni; dhe pronarët kanë bërë apel për hajdutët. Ata shprehen se Bonsait janë si fëmijë 400 vjecarë dhe do të thahen brenda një jave nëse nuk trajtohen si duhet. Çifti i bashkëshortëve u shprehën se ishin shumë të trishtuar, duke shtuar se një prej ekzemplarëve kushton më shumë se 90 mijë dollarë.

Bashkëshortët janë anëtarë të një familjeje e cila prej brezash i përkushtohet trajtimit dhe kujdesit të bonsai, dhe në kopshtin e tyre kanë më shuëm se tre mijë bimë. Por përveç vlerës monetare bashkëshortët I qëndrojnë asaj afektive duke përsëritur se i kanë rritur si fëmijë.

Autoritetet japoneze dyshojnë se përgjegjësit e grabitjes janë serial dhe të specializuar në Bonsai. Në muajin nëntor ishin zhdukur tetë bimë të tjera të këtij lloji nga një kopësht tjetër në Tokio.

Kopshti i bashkëshortëve nuk ishte i mbrojtur pasi ata dëshironin që të gjithë të admironin krijesat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!