Nga Simon Shkreli
Brenda një nate në Muriqan të Shkodrës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur katër shtëpi dhe një transformator të energjisë elektrike. Veç sendeve me vlerë janë grabitur dhe bagëti.
“Kanë çarë rrjetën dhe kanë marrë delet. Pas orës 01:00 se atëherë kanë ikur dritat.”
Hajdutët kanë pasur informacion se në 4 banesat nuk ka pasur njerëz pasi janë në emigracion. Banorët e fshatit Muriqan shprehen të frikësuar dhe kërkojnë që policia të jetë më prezente në zonat rurale.
“Për ne është shqetësim edhe në ’97 s’ka qenë kështu. Policia i ka provat me i dasht me i gjetë.”
Në Fshati Muriqan në kufi me Malin e Zi ngjarje të tilla kanë qenë të rralla. Banorët kërkojnë gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë. /abcnews.al