Vidhen 30 milionë dollarë në Los Angeles, FBI heton grabitjen më të madhe në historinë e qytetit

schedule17:44 - 5 Prill, 2024

schedule 17:44 - 5 Prill, 2024

FBI dhe Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit po hetojnë një nga grabitjet më të mëdha të parave të gatshme në historinë e qytetit, pasi u vodhën rreth 30 milionë dollarë nga një objekt magazinimi parash.

Vjedhja ndodhi natën e së dielës së Pashkëve në një objekt në Sylmar, një lagje periferike në Luginën e San Fernando, ku trajtohen dhe ruhen paratë e gatshme nga bizneset në të gjithë rajonin, raporton CNN.

Hajdutët fituan akses në ndërtesë dhe hynë në kasafortë duke i shpëtuar alarmit dhe hetuesit besojnë se është një grup i sofistikuar bazuar në aftësinë e tyre për t’iu shmangur zbulimit.

Autoritetet po hetojnë nëse grupi kishte njohuri të brendshme për objektin.

Sipas Los Angeles Times, më parë grabitja më e madhe e parave të gatshme në qytet ndodhi më 12 shtator 1997, kur 18.9 milionë dollarë u vodhën nga vendi i mëparshëm i objektit Dunbar Armored Inc. në Mateo Street./abcnews.al