Jori Mersin sipërmarrëse ka ndarë në “ABC e Mëngjesit” në “ABC News” një moment të veçantë dhe të rëndësishëm për familjen e saj.
Një video është bërë virale dhe ka përcjellë emocione të veçanta ku tregohet momenti kur Jori i bën dhurata babai të saj një banesë në Tiranë.
Sipërmarrësja nga Korça ka rrëfyer emocionet e veçanta ndërsa thotë se nuk e ka harruar kurrë sakrificën, që ai ka bërë për familjen.
“Në shtëpinë tonë jemi 5 motra dhe 1 vëlla, të gjithë kontribuojmë për shtëpinë. Babi besoj se do të vijë në Tiranë, mendoj që do të përshtatet”, ka treguar ajo, duke shtuar: “Në Shqipëri jam aksioneve në pesë zyra, ndërsa në Dubai kam një agjenci. Nuk më ka munguar asgjë nga familja, por kam punuar që 13 vjeç. Pavarësisht komenteve që kam marrë se si i kam bërë paratë, nuk i kam kushtuar fare rëndësi. Pasi nuk më kanë prekur. Unë nuk reagova fare, por pashë që kishte edhe më shumë komente pozitive”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/