Parlamenti Europian publikon një video të shkurtër për të inkurajuar qytetarët europianë që të dalin në votime për zgjedhjet e parlamentit europian në 26 Maj. Videoja u është shpërndarë të gjitha shteteve anëtare.
Duhet më pak se një muaj nga zgjedhjet për Parlamentin Europian, në 26 Maj. Për të inkurajuar qytetarët që të votojnë, Parlamenti Europian ka publikuar një video me titullin “Zgjidh të ardhmen”. Qëllimi i videos – së xhiruar nga Frédérik Plankon – është promovimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme europiane, të cilat janë vendimtare për brezat e ardhshëm që duhet të bashkëjetojnë me pasojat e kësaj vote. Filmi ka filluar të shpërndahet online në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, që nga data 25 Prill.
Filmi tregohet nga një vajzë e re e cila i bën apel ndjenjës së përgjegjësisë së zgjedhësve: “Çdo kush nga ne mund të lërë një shenjë, por së bashku mund të bëjmë ndryshimin. Zgjidh Europën në të cilën do doje që të rritesha”.
Sipas një sondazhi telefonik të kryer në muajin prill, 80% e qytetarëve bien dakord për faktin se ajo që i bashkon europianët është më e rëndësishme se ajo që i ndan. Negociatat në vijim për Brexit, kanë dëshmuar pasiguritë e krijuara nga një dalje e mundshme dhe rreziqet që mund të vijnë si pasojë e braktisjes së mbrojtjes nga ana e Bashkimit europian.
Pyetjes se cilat janë ndjesitë e para kur mendohet për bashkimin europian, pjesa më e madhe e europianëve janë përgjigjur: shpresë ose besim, 55% e tyre. Ndërsa pasiguria për të ardhmen e europës krijon dyshime si ndjesi të parë, për një të tretën e qytetarëve europianë të pyetur.
Debate për Brexit ka dëshmuar dhe se sa janë ndërlidhur vendet e bashkimit europian në vitet e fundit si dhe avantazhet e shumta që vijnë nga të qenurit anëtar i një klubi më të gjerë.
Këto përfitime ndonjëherë janë të dukshme vetëm përballë perspektivës se mund të humben. Të dhënat nga eurobarometri për pranverën 2019, 19 Shkurt – 4 Mars, reagojnë se më shumë se dy të tretat e europianëve mendojnë se BE i ka sjellë përfitime vendit të tij dhe 61 për qind mendojnë se BE është diçka pozitive.
Ndër të tjera presionet e jashtme që vijnë nga vendet e treta i imponojnë shteteve anëtare të BE që të qëndrojnë më të bashkuar, nëse dëshirojnë të kenë influencë për të pasur peshë politike në rendin e ri botëror.
Eurobarometri i pranverës tregon se qytetarët janë të interesuar mbi të gjitha për ekonominë, punësimin, migracionin, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër terrorizmit; të gjitha këto elemente që tregojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe aksionit të përbashkët.
E ardhmja e Europës është në duart e atyre që do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet europiane. Edhe pse sipas të dhënave të fundit thuhet se më shumë se një e treta e qytetarëve europiane – 35% ishin të sigurtë se do të shkonin të votonin, 32% e tyre nuk ishin ende të bindur për të votuar.
Mes të rinjve në moshë për të votuar, dhe pse normalisht kanë një qasje më pozitive ndaj bashkimit europiane, vetëm 21 për qind e tyre pranuan se do të votonin ndërsa 34 për qind nuk kishin vendosur akoma./abcnews.al