Videoja e rrallë, kur Maradona përgatitej për USA 1994

schedule10:59 - 1 Maj, 2020

schedule 10:59 - 1 Maj, 2020

Diego Armando Maradona e ka mbyllur me futbollin e luajtur prej vitesh, ndërkohë që tani drejton në Argjentinë Gimnasia La Plata. Së bashku me brazilianin Pele konsiderohen si dy më të mëdhenjtë e futbollit.

Argjentinasi ka fituar Kupën e Botës në vitin 1986 dhe që atëherë “albicelestet” kanë dështuar të ngjiten në majën e “Olimpit”. Në vitin 2014 ishte Gjermania që u mohoi shansin, pasi i mundi në finale.

Në kohën kur Maradona luante futboll, kushtet ishin larg ditëve të sotme. Para kampionatit Botëror USA 1994, ish-sulmuesi përgatitej në një fermë, sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme. /abcnews.al