Zviceranët e Basel kanë bërë “të pamundurën” mbrëmjen e sotme, teksa në “Artemio Franchi” kanë shtangur vendasit e Fiorentina, duke i mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2 në sfidën e parë të gjysmë-finaleve të UEFA Conference League.
Goli i parë i sfidës erdhi nga vendasit, me “bomberin” brazilian, Arthur Cabral, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25’-të pas një rrëmuje të krijuar në zonën e ish-“shokëve” të tij të skuadrës, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 1 me 0.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi 2 gola në pjesën e dytë nga Baseli i Taulant Xhakës, fillimisht nga Andy Diouf e më pas nga Zeki Amdouni, në minutat 71’ dhe 93’ të sfidës vulosin “përmbysjen” e madhë të “helvetëve” në tokën italiane.
Fiorentina tashmë duhet të përmbysë gjithçka, ku në arenën “St. Jacobs-Park” të Basel do t’i presë një “ferr” i vërtetë, “ferr” nga i cili do të mësohet emri i një prej finalistëve, të finales së dytë në histori të këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Arthur Cabral, 1-0:
Goli i Andy Diouf, 1-1:
Goli i Zeki Amdouni, 1-2: