VIDEO/ “Zonja e Vjetër” nuk gabon, Juventus kalon me “festival” golash në çerek-finalet e Coppa d’Italia

schedule22:56 - 4 Janar, 2024

schedule 22:56 - 4 Janar, 2024

Nuk kishte si të shkonte ndryshe. “Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një fitore spektakolare, mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në “Allianz Stadium” mundën me rezultatin e thellë, 6 me 1, skuadrën e Salernitana, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të Kupës së Italisë, duke siguruar kështu raundin pasardhës.

Pavarësisht rezultatit goli i parë i sfidës erdhi nga miqtë e Salernitana, me nigerianin, Chukwubuikem Ikwuemesi, i cili gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e parë të sfidës, mirëpo, golat e Miretti, Cambiaso, Rugani, Yildiz, Weah e autogoli i Bronn, në minutat 12’, 35’, 54’, 88’, 91’ e 54’ përmbysën gjithçka duket siguruar dhe një fitore madhështore për djemtë e teknikut, Massimiliano Allegri.

Pas fitores së Juventus plotësohen dhe të gjitha çiftet çerek-finaliste të Kupës së Italisë, ku “Bardhezinjtë” do ndeshen me skuadrën e Frosinone, Bologna do të përballet me “Violët” e Fiorentina, Roma do të sfidojë “Shqiponjat” e Lazio, në “Derbin e Kryeqytetit”, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me “Djajtë” e Milan. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Chukwubuikem Ikwuemesi, 0-1:

Goli i Fabio Miretti, 1-1:

Goli i Andrea Cambiaso, 2-1 :

Goli i Daniele Rugani, 3-1:

Autogoli i Dylan Bronn, 4-1:

Goli i Kenan Yildiz, 5-1:

Goli i Timothy Weah, 6-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!