VIDEO/ Zlatan është i “çmendur”, nis ecjen në pishinë pas operacionit në gju

schedule10:14 - 20 Qershor, 2022

schedule 10:14 - 20 Qershor, 2022

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet nga futbolli i luajtur edhe pse tanimë në moshën 40-vjeçare.

Sulmuesi vazhdon të rikuperohet ngadalë pas operacionit në gju, teksa pritet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për rreth 8 muaj.

Suedezi është në hapat e parë të rikuperimit dhe pa humbur kohë ka nisur hapat e para në pishinë për të forcuar gjurin e tij të majtë.

Ibra ndau pamjet gjatë rikuperimit të tij në “Instagram” me mbishkrimin:”Hap pas hapi, ditë pas dite”. /abcnews.al