Në zjarr ka rënë në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës, në katin përdhe të një pallati 4-katësh, konkretisht në kabinën elektrike të objektit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje është nisur grupi i ndërhyrjes me 3 efektivë. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes efikase, zjarri u neutralizua në kohë pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo lëndime në njerëz.
Situata tashmë është nën kontroll dhe është siguruar plotësisht zona përreth./abcnews.al



