VIDEO/ Zjarri në Dropull, flakët krijojnë probleme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë

schedule14:50 - 9 Korrik, 2024

schedule 14:50 - 9 Korrik, 2024

Situata me zjarret në Dropull vazhdon të jetë shqetësuese. Së fundmi flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi si pasojë edhe e erërave të forta.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndonëse ende situata paraqitet e vështirë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të mëdha toke, dhe janë krijuar edhe probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Gjirokastër –Kakavijë.

/abcnews.al/