“Zikaltërit” e Inter duket të jenë në super formë mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “mitikun” e Milanos, “Giuseppe Meazza”, kanë arritur të gjejnë edhe golin e 3-të të sfidës, ndaj skuadrës së Salernitana.
Kësaj here topin në rrjetë e ka dërguar anësori holandez i mesfushës, Denzel Dumfries, i cili përfitoi nga një devijim i gabuar i portierit Ochoa për të dërguar topin në rrjetën e kundërshtareve. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al