Finalja e Kupës së Botës, viti 2006. Marco Materazzi dhe Zinedine Zidane kapen me fjalë mes tyre dhe francezi nuk duron dot, duke e goditur me kokë mbrojtësin italian.
Ai moment nuk harrohet kurrë, ndërkohë që në internet u bë objekt “meme”-sh e talljesh. Në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur një ngjarje e ngjashme, në një ndeshje të ligës së dytë.
Luhej Kozuv Gevgelija-Osogovo, ndeshje e mbyllur me rezultatin e pastër 2-0. Gjatë një momenti të lojës, një prej lojtarëve vendas goditi kundërshtarin me kokë dhe Osogovo ka reaguar.
Klubi maqedonas ka publikuar videon nga incidenti, ndërkohë që shkruan: “Materazzi i ri te Gevgelija. Në një ligë normale do të ishte karton i kuq direkt”. /abcnews.al