Kampionët në fuqi të Italisë, Napoli nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë, në kampionat, teksa pasditen e kësaj të diele, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi “i bardhë”, 0 me 0 në transfertën, jo pak të vështirë, të Bologna-s.
“Blutë” e teknikut, Rudi Garcia patën shansin e tyre më të mirë në minutën e 72’-të të sfidës, penallti e cila u mor për sipër nga “bomberi” nigerian, Victor Osimhen, i cili nuk arriti dot ta përkthehente në gol, duke “vulosur” kështu rezultatin 0 me 0.
Me këtë rezultat, Napoli ngjitet në vendin e 7-të të renditjes, me 8 pikë, 1 më pak se Atalanta e vendit të 6 dhe Frosinone e vendit të 8, ndërsa Bologna vazhdon të jetë në vendin e 11-të me 6 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: