VIDEO/ Zhgënjen Liverpool, “të kuqtë” munden në transfertën e Toulouse

schedule21:04 - 9 Nëntor, 2023

schedule 21:04 - 9 Nëntor, 2023

Rezultatet surprizuese nuk kanë munguar pasditen e kësaj të enjteje, teksa përveç “verdhekuqve” të Roma-s, rezultat shokues ka prodhuar dhe sfida Toulouse-Liverpool, me francezët vendas që kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, “të kuqtë” e Jurgen Klopp, në një përballje spektakolare.

Golat për vendasit erdhën nga Donnum, Dallinga e Magri, në minutat 36’, 58’ e 76’, ndërsa për “gjigantët” anglezë golat erdhën nga Casseres, i cili shënoi një autogol në minutan e 74’-t dhe “fantazisti” portugez, Diogo Jota, i cili ngushtoi rezultatin në minutën e 89’, por pa mundur të bënte diçka më shumë.

Falë këtij rezultati, “të kuqtë” e Liverpool mbesin sërish në vendin e parë të grupit E, me 9 pikë, por kësaj radhe me një diferencë më të vogël pikësh me vendin e dytë të Toulouse, me këta të fundit, që kanë shkuar në kuotën e 7 pikëve. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: