VIDEO/ Zhegrova spektakolar, driblon 5 shokët e ekipit të Bares

schedule21:20 - 24 Korrik, 2022

schedule 21:20 - 24 Korrik, 2022

Espanyoli fitoi 2-0 miqësoren e luajtur ndaj Lille, sfidë ku Keidi Bare dhe Edon Zhegrova e nisën si titullarë për ekipet respektive.

Katalanasit shënuan dy herë në pjesën e dytë me anë të Joselu dhe Puado, ndërkohë që Zhegrova dhuroi “show” në fushën e blertë.

Transferimi nga Basel te Lille në merkaton e janarit (7 milionë euro) i ka bërë mirë një prej lojtarëve më të talentuar të Kosovës.

23-vjeçari ka zhvilluar paraqitje të mira me ekipin francez dhe përfaqësuesen dardane, duke qenë një rrezik konstant për kundërshtarët në krahun e djathtë.

Kështu ka ndodhur edhe ndaj Espanyolit, me Zhegrovën që merr një top në mesin e fushës dhe driblon kë i del para, duke marshuar drejt portës kundërshtare.

Teknikë, talent dhe potencë, ylli dardan dribloi plot pesë lojtarë, por për fat të keq aksioni i bukur i tij nuk u konkretizua me gol.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!