Edon Zhegrova dhe Myrto Uzuni kanë gjetur rrugën e rrjetës në miqësoret e sotme. Talenti dardan i dhuroi fitoren Baselit në ndeshjen ndaj Steauas së Bukureshtit që u zhvillua në Marbella të Spanjës. 20-vjeçari ofensiv realizoi golin pesë minuta përpara fundit të ndeshjes me anë të një veprimi teknik fantastik.
Driblim dehës i sulmuesit anësor të Kosovës përballë mbrojtësit rumun dhe finalizim me gol. Në këtë miqësore u aktivizua edhe Taulant Xhaka, mesfushori i kombëtares kuqezi.
Lokomotiva e Zagrebit nuk tregoi mëshirë kundër mongolëve të Khamgarid dhe fitoi 11-0. Tuci, Çokaj e nisën si titullarë, ndërsa më pas u aktivizuan edhe Mersinaj, Kastrati dhe Uzuni. Ky i fundit shënoi një prej golave në minutën e 65-të, që ishte edhe goli i shtatë për ekipin kroat. /abcnews.al