Është mbyllur pjesa e parë mes Young Boys dhe Tiranës, sfidë që po luhet në Zvicër dhe është e vlefshme për raundin Play-Off te UEFA Europa League.
Bardheblutë e Egbo, u mbajtën mirë për shumë minuta, por në dhomat e zhveshjes kanë shkuar në disavantazh 1-0. Një gol nga Fassnacht në minutën e 42-të, theu mbrojtjen bardheblu.
Fassnacht kërceu më lart se të gjithë në ajër, duke ndëshkuar Tiranën me një gjuajtje me kokë. Si Vangjeli, ashtu dhe Ismajlgeci, mund të bënin më shumë, por goli nuk u evitua./abcnews.al