VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Rudiger i jep avantazhin “Galaktikëve” në “Santiago Bernabeu”

schedule21:01 - 3 Janar, 2024

schedule 21:01 - 3 Janar, 2024

U deshën plot 78′ minuta, mirëpo goli erdhi më në fund. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të zhbllokojnë sfidën e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit spanjoll të futbollit, ndaj Mallorca, duke nisur kështu festën e tifozëve të pranishëm, në “Santiago Bernabeu”.

Një ekzekutim perfekt i një goditjeje këndi, nga “fantazisti” kroat, Luka Modric gjen të pamarkuar siç duhet në zonë “shtatlartin” gjerman të mbrojtjes, Antionio Rudiger, me këtë të fundit, që kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: