Pas 63′ minutash përpjekje në portën e “kuqezinjve” të Milan, “bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur të zhbllokojnë “klasiken” e Italisë, që po zhvillohet në “San Siro” në kuadër të javës së 9 të Serie A.
Një pasim perfekt i Weah kapet bukur nga “fantazisti” i mesfushës, Manuel Locatelli, i cili me një goditje nga distanca shtang portierin Mirante duke i dhuruar avantazhin “Zonjës së Vjetër”. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: