VIDEO/ Zhbllokohet Liverpool, Reali e pëson sërish! Atalanta nis përmbysjen

schedule22:19 - 27 Tetor, 2020

schedule 22:19 - 27 Tetor, 2020

Liverpool hasi vështirësi në pjesën e parë përballë Midtjylland. Danezët rezistuan mirë në fraksionin e parë të takimit që po luhet në “Anfield”, por janë dorëzuar në minutën e 55-të.

Veprime fantastike të Alexander-Arnold në krahun e djathtë, asist në zonë dhe Diego Jota dhe detyrë shumë e thjeshtë për portugezin për të dërguar topin në rrjetë. Gol i rëndësishëm që zhbllokon sfidën dhe afron shumë ekipin e Jurgen Klopp me fitoren e dytë radhazi në grupin D të Champions League.

 

Atalanta e mbylli në disavantazh të dyfishtë pjesën e parë me Ajax. Pushimi i ka bërë mirë ekipit italian, që ka rikthyer baraspeshën me dy gola të shënuar brenda gjashtë minutave.

 

Minuta e 54-t, asist i kapitenit Gomez dhe gol me kokë i Duvan Zapata. Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goli i barazimit dhe autori është i njëti, bomberi Zapata.

 

Real Madrid pëson një tjetër gol në Gjermani përballë M’Gladbach. Kundërsulm i shpejtë i vendasve dhe finalizim i Marcu Thuram, i cili gjen golin e dytë personal përballë “Los Blancos” dhe i dhuron avantazhin e dyfishtë ekipit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!