“Djajtë e Kuq” duket se kanë rilindur në këtë pjesë të sezonit, teksa pas disa ndeshjeve radhazi pa humbje kanë nisur në mënyrë perfekte edhe përballjen kësaj të diele, në “Villa Park”, ndaj skuadrës së Aston Villa.
Nga një rrëmujë në zonën e skuadrës së Unai Emery përfiton “bomberi” danez, Rasmus Hojlund, i cili pas një devijimi të Maguire, brenda zonës kundërshtare dërgon topin me një goditje potente në rrjetën e argjentinasit, Martinez. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al