Citadella ka marrë një fitore fantastike kundër Monza, me rezultatin 3-0, dhe është pranë kalimit në finalen e fazës play-off për t’u ngjitur në Serie A.
Ndeshja e kthimit luhet pas tre ditësh dhe në duelin e sotëm ishte protagonist mesfushori Enrico Baldini, autor i tri golave të skuadrës së Citadella.
Në fushë nga fillimi ishte edhe portieri Elhan Kastrati, i cili jo vetëm mbajti portën e paprekur. Ish-gardiani i Teutës dha asistin e golit të sytë, në minutën e 22-të. /abcnews.al