Luiz Suarez ka zbuluar skuadrën ku do të luajë sezonin e ri. Sulmuesi i cili u largua nga Atletico Madrid në fund të sezonit që kaloi, ka vendosur të rikthehet në vendlindje.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, në fakt, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është një hap larg rikthimit te Nacional.
“Ishte e pamundur të refuzoja mundësinë e rikthimit te Nacional. Kam një marrëveshje paraprake me klubin dhe në orët në vijim do të vendosim detajet përfundimtare”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Barçës.
“El Pistolero” është gati të rikthehet në klubin ku nisi karrierën si profesionist në vitin 2005.
Pasi luajti me “Tricolores” deri në vitin 2006, Suarez u transferua në Evropë, duke veshur me fanellat e Groningenit dhe Ajaxit në Holandë, përpara se të kalonte në Premier League te Liverpooli.
Në vitin 2014, ai kaloi në La Liga, ku luajti në Barcelonë deri në vitin 2020, para se t’i bashkohej Atleticos.
— Luis Suarez (@LuisSuarez9) July 26, 2022
/f.a/abcnews.al