VIDEO | Zbaviten te Fiorentina, presidenti Commisso dhuron spektakël

schedule18:07 - 19 Shtator, 2019

schedule 18:07 - 19 Shtator, 2019

Ndërrimi i presidencës ka rikthyer entuziazmin te tifozët e Fiorentinës. Italo-amerikani Rocco Commisso është një manjat, i cili dëshiron ta dërgojë klubin nga Firence në nivele të larta. Ambicia dhe paratë nuk i mungojnë, ndërsa tifozët janë dashuruar menjëherë me të.

Emra si Franck Ribery dhe Kevin Prince Boateng janë bërë pjesë e ekipit të Montellës, që ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e para. Fiorentina ka qenë e pafat në përballjet me Napolin, Genoan dhe Juventusin, por ky ekip premton shumë.

Commisso është një personazh tepër karizmatik. Ditën e sotme ai ka treguar një tjetër talent të tij. 69-vjeçari ka luajtur në piano himnin e skuadrës së tij, duke krijuar emocione tek të pranishmit.

Fiorentina viziton Bergamon këtë fundjavë, aty ku do të tentojë fitoren e parë në kampionat përballë një Atalante të sfilitur nga humbja 4-0 në Champions përballë Dinamo Zagreb. /abcnews.al