VIDEO/ Zbarkim historik në Antarktidë, 45 studiues dhe 12 tonë pajisje

schedule16:50 - 19 Nëntor, 2023

schedule 16:50 - 19 Nëntor, 2023

Ka pista të shkurtra dhe pista të pabarabarta, por tani ka një tjetër që ngjall frikë te udhëtarët, pista 60 metra e gjerë dhe 3000 metra e gjatë akulli në Antarktidë.

Boeing 787 Dreamliner arriti të ulet në një pistë akulli 3000 metra të gjatë dhe 60 metra të gjerë në Antarktidë në kushte shumë të ndryshme se zakonisht.

Dreamliner u ul në pistën e stacionit kërkimor Troll pak pas orës 2:00 të mëngjesit, në diell të fortë, pasi është verë në hemisferën jugore.

Kështu, Boeing 787 u bë avioni më i madh i pasagjerëve që u ul ndonjëherë në Antarktidë.

Avioni mbante 45 studiues dhe 12 tonë pajisje kërkimore nga Instituti Polar Norvegjez. Avioni u ngrit nga Oslo më 13 nëntor dhe u ndal në Cape Town përpara se të nisej më në jug për t’u ulur të mërkurën mbrëma.

“Më lejoni të them në emër të të gjithë ekipit se sa të nderuar dhe të emocionuar jemi që kemi arritur një ulje kaq të rëndësishme së bashku,” tha Bjorn Tor Larsen, CEO i Norse Atlantic, në një deklaratë.

Ndërsa, Kamila Breke, drejtore e Institutit Polar Norvegjez, tha se përdorimi i një avioni më të madh ishte një mënyrë më e qëndrueshme për të arritur në kontinentin më jugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!