Në përvjetorin e Kuvendit të Junikut, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj bashkë me një grup personash ka vendosur të ngjisë majën e Gjeravicës ku dëbora ende nuk ka shkrirë. Ai shprehet se rruga deri në majë ka zgjatur të paktën 4 orë.
“Është data 21 maj. Sot është përvjetori i Kuvendit të Junikut. Juniku ka vendosur ta zhvillojë marshin tradicional me e ngjit majën e Gjeravicës, këtu ku jemi.
Shikoni çfarë bukurie më 21 Maj. E kemi ngjitur bashkë me plot shokë prej Juniku e këtu. Diku më shkoi katër orë rruga”, shprehet Haradinaj./mv.abcnews.al