Kupa e Maqedonisë së Veriut vijon garimin dhe sot janë luajtur ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Shkëndija e Tetovës, edhe pse luante në shtëpi, nuk ia doli të fitonte ndaj Rabotnickit. Kuqezinjtë shënuan shumë shpejt me brazilianin Junior, por më pas portieri Zahov gaboi dhe u dhuroi gol miqve nga Shkupi. 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Përpjekjet e Shkëndijës ishin maksimale, por mungoi finalizimi.
Një prej ndeshjeve çerekfinale ishte edhe derbi mes Strugës dhe Renovës, që përfundoi në barazim pa gola. Rezultat negativ ka marrë Shkupi, që u mund në shtëpi nga Akademija Pandev. Ekipi nga Strumica realizoi në minutat shtesë, ndërkohë që portieri i tyre kishte pritur edhe një penallti në pjesën e parë.
KUPA E MAQEDONISË SË VERIUT (1/4)
E mërkurë, më 4 dhjetor, ora 13:00
Shkëndija-Rabotnicki 1-1
Shënues: Junior 8′ / Stojkov 33′
Shkupi-Akademija Pandev 0-1
Struga-Renova 0-0
E mërkurë, më 4 dhjetor, ora 16:30
Bregalnica Stip- Labunishta
/abcnews.al