Ylber Ramadani ka nderuar një ditë më parë skuadrën e Vejle BK në Danimarkë, pasi ka shënuar një gol trepikësh kundër HB Køge. Takimi u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së mesfushorit të kombëtares shqiptare.
Mesfushori, pas një ore lojë, me një goditje nga distanca shtangu portierin mik, i cili u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta dhe në fund të ndeshjes të dilte kokulur, pasi skuadra e tij u mund.
Vejle BK është në rrugë të mbarë për t’u rikthyer në elitën e futbollit danez, pasi kryeson kampionatin me 41 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Për t’u rikthyer te Ylber Ramadani, ky ishte goli i dytë në kampionat për të ketë sezon, ndërkohë që pas ndeshjes edhe u vlerësua, pasi u cilësua si më i miri në fushën e blertë.
Shënimi i golit pati ndikimin e vet, ndërkohë që Ramadani si zakonisht ka kryer me sukses edhe detyrat e zakonshme që i jep stafi teknik. / abcnews.al