VIDEO/ Wirtz “magjik”, “aspirinat” gjejnë golin e dytë pë

schedule16:53 - 1 Prill, 2023

schedule 16:53 - 1 Prill, 2023

Duket se Bayer Leverkusen e kanë nisur me shumë vrull pjesën e dytë, me “aspirinat” që kanë arritur të dyfishojnë shifrat vetëm 11 minuta pas shënimit të golit të parë.

Një aksion fantastik i Leverkusen është mbyllur “magjishëm” nga “fantazisti” Florian Wirtz, i cili driblon i vetëm mbrojtjen e Schalke, duke e çuar topin në rrjetën e vendasve. 0-2 për Bayer Leverkusen. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: