“Çekiçët” e West Ham kanë plotësuar pritshmëritë dhe mbrëmjen e sotme kanë triumfuar në “London Stadium” me rezultatin e ngushtë 2 me 1, ndaj hollandezët të AZ Alkmaar, në “aktin e parë” të gjysmë-finaleve të UEFA Conference League.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë hollandezë, ku pas një pasimi të shkurtër të Sven Mijnans, topi përfundon në këmbët e “tulipanit”, Tijani Reijnders, me këtë të fundit që lëshon një goditje potente nga jashtë zone duke mposhtur portierin Areola në minutën e 41’-të të sfidës.
Mirëpo, ky goli i miqve vetëm sa zgjoi “inatin” e vendasve. Me fillimin e pjesës së dytë “çekiçët” e David Moyes barazuan fillimisht shifrat në minutën e 67’-të të sfidës pas një 11-metërshi të ezketuar në mënyrë perfekte nga “fantazisti”, Said Benrahma dhe vetëm 9’ minuta më vonë çuan shifrat në 2 me 1, pas një goditje fantastike të Michael Antonio.
Vendmitare tashmë do të jetë sfida e radhës, ku në “AFAS Stadion”, hollandezët do të presin anglezët e West Ham në sfidën ku do të përcakohet njëri prej pjesëmarrësve të finales së madhe të Pragës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Tijani Reijnders, 0-1:
Goli i Said Benrahma, 1-1:
Goli i Michael Antonio, 2-1: