VIDEO/ West Ham nuk “fal” as në transfertë, “çekiçët” rikthehen pas 47 vitesh në një finale evropiane

schedule22:43 - 18 Maj, 2023

schedule 22:43 - 18 Maj, 2023

“Çekiçët” e West Ham nuk kanë zhgënjyer as në ndeshjen e kthimit në gjysmë-finalen e UEFA Conference League, ndaj AZ Alkmaar, teksa kanë fituar me rezultatin e ngushtë 0 me 1, për të siguruar finalen e madhe të kompeticionit.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në “frymën e fundit” të lojës, me spanjollin Pablo Fornals, i cili çoi mrekullisht topin në rrjetën e hollandezëve, për t’i dhënë fund “ëndrrës” së tyre evropiane në “AFAS Stadium”.

Me sigurimin e finales së madhe të Pragës, West Ham rikthehet në finalen e një kompeticioni evropian, pas plot 47 vitesh pritjes, ku në vitin 1976 arrinte finalen e “Kupës Evropiane të Kupave”, finale që e humbi përballë belgëve të Anderlecht. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: