West Ham United ka triumfuar me rezultatin 4-1 kundër Leicester, që për 60 minuta luajti me një lojtar më pak për shkak se Ayoze Perez u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë.
“Çekiçët” e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 26-të, kur Pablo Fornals realizoi në portën e “Dhelprave”. Londinezët, në një formë mjaft të mirë, shënuan sërish në fillim të pjesës së dytë.
Behnrama ishte ai që realizoi në portën e Leicester, ndërsa Tielemans u kundërpërgjigj. 2-1, por te West Ham kishte uri të shënonte Michail Antonio.
Dy herë realizoi sulmuesi, i cili u bë shënuesi më i mirë i Ëest Ham në Premier League, më 49 gola të realizuar. /abcnews.al