Aston Villa ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshmë në shtëpi kudnër një ekipi të fortë si Newcastle.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 11-të me anë të Ramsey pas një asistimi nga Watkins. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes për të përgatitur intervalin e dytë kohor.
Duket se këtë gjë e bëri vetëm skuadra e Emery. Në minutën e 61-të, Watkins realizon golin e dytë, por VAR e anulon për pozicion të parregullt. Tre minuta më vonë, në të 64-tën, Watkins dërgon përsëri topin në rrjetë dhe këtë herë pozicioni është i rregullt.
Newcastle bëri përpjekje, por Aston Villa e ndëshkon përfundimisht me golin e Watkins, ku në minutën e 64-të ylli i ekipit çon rezultatin në 3-0.
Me këto fitore, Aston Villa qëndron në vendin e gjasjtë me 50 pikë, 3 më pak se zona e Europës. Newcastle nga na tjetër mbetet momentalisht në vendin e tretë me 56-të pikë, po aq sa United. /h.ll/abcnews.al