Giacomo Vrioni është bërë protagonist me një gol fantastik në fitoren e New England Revolution arriti përballë CF Montreal.
Lojtari 24-vjeçar u aktivizua në minutën e 62-të dhe në të 82-tën dhuroi emocione dhe spektakël në fushë. Vrioni mori topin në mesfushë të dhënë nga portier, e kontrolloi në mënyrë fantastike dhe më pas deportoi drejt zonës kundërshtare, por jashtë saj, ai goditi topin dhe e dërgoi në pjesën e majtë të portës duke dërguar shifrat në 4-0.
Festa e tij ishte gjithashtu e veçantë, pasi talenti shqiptar festoi si Erling Haaland i Manchester City, me stilin e meditimit./ h.ll/abcnews.al
Quel ⚽️ de G. Vrioni cette nuit avec @NERevolution
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 9, 2023