Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrionin është i pandalshëm në Austri, pasi shqiptari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin austriak, në ndeshjen e fundit që Tiroli zhvilloi kundër LASK.
Vrioni tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 22-të, një gol me kokë që i dha avantazhin ekipit të tij ndërsa ky ishte goli numër 18-të për 23-vjeçarin në këtë sezon.
Ndërkaq, për të konfirmuar formë e shkëlqyer të sulmuesit, mjafton të kujtojmë se ky ishte goli numër tre në tre ndeshjet e fundit, teksa tashmë në renditjen e golashënuesve para Vrionit është vetëm Karim Adeyemi i Salzburg që tashmë nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Borussia Dortmund.
Megjithatë, edhe për Vrionin pritet të ketë një aventurë të re duke qenë se futbollisti që është në pronësinë e Juventus ka shkëlqyer në Austri dhe pritet t’i besohet një eksperiencë më e rëndësishme.
/f.a/abcnews.al