VIDEO/ Vrioni gol e asist në kampionatin austriak, Lushkja e mbyll sezonin me gol në Moldavi

schedule21:55 - 14 Maj, 2022

schedule 21:55 - 14 Maj, 2022

Gola shqiptarësh janë shënuar ditën e sotme në disa kampionate. Pas Odise Roshit i cii gjeti golin e parë në Turqi me Bulasporin, ishte radha e Regi Lushkjes me Sheriff Tiraspolin dhe Giacomo vrionit me Tirolin.

Ish-futbollisti i Laçit arriti të mbyllë këtë sezon me gol, teksa shënoi me penallti për skuadrën e tij në Moldavi. Interesante ishte se futbollisti nga Kavaja shënoi golin ndaj Sf.Gheorge, skuadër ndaj të cilët kishte shënuar edhe golin e parë me Sherifin në kampiontin moldav.

Ditën e sotme shkëlqeu edhe Vrioni, i cili ishte protagonist me gol dhe asist në fitoren e skuadrës së tij në kampionatin austriak.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë dhe asistoi të katërtin në fitoren 4-2 të Tirolit ndaj Hartberg. SHIKO GOLIN

Ky ishte goli i 16 i Vrionit, që është i dyti në renditjen e golashënuesve, pas Adeyemit, që ka shënuar 19, teksa vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar ka dhënë edhe 4 asiste këtë sezon. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!